Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, të dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, duke rikthyer për gjykim dosjet e tyre.
Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga treshja penale: Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.
Ilir Selmani u dënua në 16 nëntor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i Shkallës së Parë për Elvis Gaçajn për dënimin e tij me 7 vite burg, u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi të rikthente edhe njëherë çështjen për rigjykim në GJKKO.
Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes.
Ndërkohë, një ditë me parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër person i përfshirë në vrasjen e ish-policit.
