
Ish-deputetja socialiste u mor e pandehur për pengim të hetimit, ndërsa avokati argumenton se fakti nuk përbën vepër penale dhe kërkon kalimin e çështjes në gjykatë të zakonshme
Në GJKKO ka vijuar seanca gjyqësore për dosjen që përfshin kryebashkiakun Erion Veliaj, ku një nga të pandehurat është ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka. Ajo ka paraqitur kërkesë për pushimin e çështjes ndaj saj, duke qëndruar në qëndrimin se akuzat nuk parashikohen nga ligji si vepër penale.
Kërkesa u bë përmes avokatit mbrojtës, i cili argumentoi se fakti për të cilin Bushka akuzohet nuk hyn në kuadër penal dhe për këtë arsye gjykimi duhet të ndërpritet. Në alternativë, mbrojtja i kërkoi gjykatës gjykim të shkurtuar ose shpallje të moskompetencës së GJKKO për shkak të humbjes së subjektit, me qëllim që çështja t’i kalojë gjykatës së zakonshme.
Procesi ndaj të pandehurve të tjerë dhe zhvillimet për dosjen Veliaj pritet të vijojnë në seancat e ardhshme gjyqësore.
