Nga Ismet Azizi
Një dokument arkivor i vitit 1935, i ruajtur në Arkivin Shtetëror të Jugosllavisë, ka dalë sërish në dritë dhe përmban një nga dëshmitë më të forta për prejardhjen shqiptare të dinastisë Karagjorgjeviq. Bëhet fjalë për një letër zyrtare të Andrija Luburiqit, bashkëpunëtor i afërt i Oborrit Mbretëror, drejtuar Knez Pavlit – regjentit të Mbretërisë. Dokumenti është karakter zyrtar, jo opinion, dhe është hartuar me kërkesë të vetë Familjes Mbretërore. Çfarë thotë thuhet në dokument dhe dhe pse ai është tronditës për narrativën serbe?
Karagjorgji është me prejardhje nga fshati shqiptar Zhabranë (Sjenicë, Sanxhak). Luburiqi deklaron se babai i Karagjorgjit, Petri, ka jetuar një kohë në këtë fshat – dhe aty është ngjizur vetë themeluesi i shtetit modern serb.
Popullsia e fshatit ishte 100% shqiptare.
Pra:
Jo serbë
Jo malazezë
Jo vllehë
Por i takojnë fisit Kuç dhe Kelmendas – dy fise shqiptare të Malësisë. Kjo është pohuar me shkrim zyrtar për Knez Pavlin – jo propagandë, jo thashetheme.
Fshatarët shqiptarë si mbrojtës të familjes së Karagjorgjit,
Luburiqi shkruan se banorët shqiptarë të Zhabranit i kanë dhënë mbrojtje, strehim dhe ndihmë babait të Karagjorgjit, gjatë arratisjes në Serbi.
Kjo tregon qartë:
– Familja Karagjorgjeviq nuk kishte rrënjë serbe në këtë periudhë të hershme.
– Shqiptarët e Sanxhakut kanë qenë bazë mbështetjeje dhe kujtese familjare.
Përpjekja për ta “serbizuar” vendlindjen e Petrit
Luburiqi i propozon Knez Pavlit, të ndërtojë një shkollë serbe pikërisht te shtëpia e Petrit: “…da se podigne škola na mestu Petrove kuće…”! Pra, Oborri Mbretëror dëshironte të krijonte kult politik serb mbi një vend shqiptar, duke e shndërruar origjinën shqiptare në simbol mbretëror serb.
Ky është shembull i qartë i kolonizimit kulturor përmes institucioneve.
