Katy Perry ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotot e para me Justin Trudeau gjatë udhëtimit të tyre në Japoni, vetëm disa ditë pas “takimit të parë diplomatik” si çift. Ata u takuan me ish-Kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe gruan e tij, Yuko, për një drekë zyrtare.
Të shtunën (6/12), këngëtarja publikoi një karusel fotosh dhe video me ish-kryeministrin kanadez, me mbishkrimin: “Momente nga turneu në Tokio dhe më shumë.”
Çifti bëri publik lidhjen e tyre në fund të tetorit, pasi u panë së bashku duke dalë nga kabareja Le Crazy Horse në Paris për ditëlindjen e Perry-t.
Katy Perry kishte njoftuar ndarjen nga aktori britanik Orlando Bloom më 4 korrik, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom. Ndërkohë, Justin Trudeau kishte njoftuar ndarjen nga gruaja e tij Sophie Gregoire, ish-model dhe prezantuese televizive, në gusht 2023. Ata ishin martuar në 2005 dhe kanë tre fëmijë.
