Udhëtimi njëjavor i Dolces në “Grande Fratello” ka përfunduar, duke i dhënë fund një aventure të mbushur me emocione, surpriza dhe vëmendje të madhe nga publiku italian. Banorja e Big Brother VIP Kosova u bë protagonistja e parë e këtij edicioni që ndërmori një shkëmbim zyrtar mes dy formateve, një eksperiencë që ajo e përballoi me shumë siguri dhe shpirt loje.
Gjatë qëndrimit në Romë, Dolce arriti të tërhiqte vëmendjen e banorëve italianë dhe të publikut, duke krijuar dinamika të reja dhe duke sjellë një energji të freskët në shtëpinë e “Grande Fratello”. Aventura e saj u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku fansat e pritën çdo lëvizje dhe çdo reagim të saj. Ajo zgjodhi te largohej pa përshëndetur asnjë nga banorët, por u la një letër.
Tani, misioni i saj ndërkombëtar ka marrë fund dhe sonte, në spektaklin “Prime”, Dolce pritet të rikthehet në shtëpinë mëmë në Kosovë. Por panorama në BBVK nuk është më e njëjta: aleanca të ndryshuara, tensione të reja dhe një vakuum që u krijua pas largimit të saj, e presin të rikthehet në qendër të vëmendjes që nga momenti i parë që do të shkelë pragun e shtëpisë.
Megjithatë, gjithë vëmendja është e përqendruar tek Edi. Gjatë ditëve të mungesës së Dolces, ai nuk e ka fshehur mërzinë, mallin dhe pasigurinë që i ka shkaktuar largimi i saj i papritur
