Popullit ka status Presidenti, jo të Gjykatës së Lartë, dhe mosha nuk përmendet askund në Kushtetutë”, deklaroi ai.
Ai iu drejtua sërish me një thirrje PD-së:
“Berisha duhet të qëndrojë siç qëndroi në korrik. Nëse jo, PD e ka shitur kandidaturën e Avokatit të Popullit dhe po tradhton shtresën që e voton prej 35 vitesh. PD duhet të çojë vetëm një emër. Mazhoranca kërkon të diktojë se kë do të propozojë PD – ky është turp kombëtar. Në vitin 2011, kur u zgjodh Igli Totozani, PS e propozoi dhe PD e votoi pa rezervë. Sot PS kërkon marrëveshje që të zgjedhë Avokatin e Popullit vetëm sipas dëshirës së saj. Këto janë skandale të ligjvënësve që nuk turpërohen”.
Ndregjoni shtoi se ai përfaqëson “gjakun e 6 mijë të zhdukurve, 37 mijë të burgosurve dhe 300 fëmijëve të Tepelenës që humbën jetën”, ndërsa theksoi se Shqipëria është “i vetmi vend në botë që nuk ka dënuar me ligj krimet e komunizmit, nuk ka bërë ligj të drejtë për pronarët dhe nuk ka garantuar të drejtat e atyre që s’kanë mundësi të përfaqësohen.”
Deklaratat Ndregjoni i dha nga Malësia e Madhe, gjatë një aktiviteti me ish-të përndjekurit politikë, në prag të seancës parlamentare ku pritet të vendosen kandidaturat për Avokat të Popullit.
