
Anëtari i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar vdiq gjatë testimit të një pajisjeje mbrojtëse, familja është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes
Një pjesëtar i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka humbur jetën në Ukrainë gjatë një aksidenti të rëndë, teksa ishte i pranishëm në testimin e një kapaciteti të ri mbrojtës nga trupat ukrainase, larg vijës së frontit. Ministria e Mbrojtjes britanike njoftoi se ngjarja ndodhi të martën në mëngjes dhe se familja e ushtarakut është informuar zyrtarisht.
Në deklaratën e publikuar në platformën X, MoD shprehu keqardhje të thellë për humbjen e jetës së pjesëtarit të ushtrisë, duke theksuar se bëhet fjalë për një aksident tragjik gjatë vëzhgimit të testimeve ushtarake. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e incidentit apo identitetin e viktimës.
Vdekja e ushtarakut vjen në një kohë tensionesh të larta dhe përballje të vazhdueshme midis forcave ukrainase dhe ruse, ndërsa Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatet kryesore të Kievit në aspektin mbrojtës dhe trajnimit ushtarak.
Autoritetet britanike kanë shprehur ngushëllimet për familjen, duke kërkuar respektimin e privatësisë në këtë periudhë të vështirë, ndërsa hetimet mbi rrethanat e aksidentit pritet të vijojnë.
