Kreu i SPAK, Altin Dumani, është vlerësuar nga britanikët, për lidershipin e tij në këtë institucion dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
Dumanit i është dorëzuar vlerësimi nga Graeme Biggar, drejtues i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, Zoti Graeme Biggar, ka pritur gjatë kësaj jave kreun e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani dhe drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Zoti Biggar i ka akorduar një vlerësim zotit Dumani për të njohur lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij, në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, në ndjekje të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike në Tiranë
