
Të paktën pesë persona humbën jetën në provincën Punjab të Pakistanit, e goditur rëndë nga përmbytjet, pasi një varkë me të evakuuar u përmbys.
Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive, varka u përmbys të shtunën në distriktin Multan për shkak të rrymave të forta, por shumica e pasagjerëve arritën të shpëtohen.
Përmbytjet e shkaktuara nga lumenjtë Ravi, Sutlej dhe Chenab kanë prekur mbi 4100 fshatra, duke detyruar më shumë se dy milionë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre, sipas të dhënave të publikuara ditën e sotme nga Komisioneri i Ndihmave në Punjab, Nabil Javed.
Autoritetet kanë ngritur 423 kampe ndihme, 512 qendra mjekësore dhe 432 pika veterinare për të mbrojtur si popullsinë ashtu edhe bagëtitë, pas zhvendosjes së më shumë se 1.5 milionë kafshëve.
Që nga qershori, përmbytjet e sezonit të shirave në Pakistan kanë shkaktuar vdekjen e gati 900 personave, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara.