
Reshje masive, mot polar dhe qarkullim i vështirë në disa shtete. Pamjet nga rrugët janë bërë virale.
SHBA po përballet me një valë të egër acari, e shoqëruar me stuhira dëbore që kanë mbuluar qytetet e veriut. Meteorologët paralajmërojnë se dimri i ashpër do të vijojë gjatë gjithë javës, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të fortë në shumë zona.
Video e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të zbardhura, mjete që lëvizin me vështirësi dhe qytetarë që sfidojnë kushtet ekstreme të motit. Qytete si Çikago, Minneapolis, Nju Jork, Klivlend dhe Ohajo janë ndër më të goditurat nga reshjet intensive, duke sjellë bllokime të trafikut dhe ngadalësim të qarkullimit në autostrada.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme, teksa parashikimet thonë se moti polar mund të përkeqësohet më tej. Pamjet nga vendi vijojnë të shpërndahen masivisht online, duke pasqyruar situatën e vështirë që ka përfshirë rajonin verior të SHBA.
