
Autori i dyshuar i sulmit është arrestuar, ndërsa policia dhe autoritetet kërkojnë nga studentët të qëndrojnë të mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur Universitetin e Kentucky në Frankfort, ku raportohet se disa persona janë plagosur dhe kampusi është mbyllur totalisht për arsye sigurie. Ngjarja ndodhi pasditen e së martës, ndërsa pamjet nga vendngjarja treguan ambulanca dhe forca policore të shumta duke ndërhyrë me urgjencë.
Policia konfirmoi se autori i dyshuar i sulmit është vënë në pranga në bashkëpunim me KSU Campus Police dhe Zyrën e Sherifit të Franklin County. Megjithatë, nuk janë bërë ende publike detaje mbi identitetin e tij apo numrin e saktë të të plagosurve.
Guvernatori Andy Beshear reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke bërë me dije se situata po monitorohet nga afër dhe se më shumë informacion do të komunikohen sapo të jenë të konfirmuara. Ndërkohë, autoritetet u kërkuan studentëve dhe stafit të mbeten të izoluar në ambiente të sigurta deri në përfundimin e hetimeve.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh brenda komunitetit universitar, ndërsa pritet deklaratë zyrtare nga policia për gjendjen e të plagosurve dhe rrethanat e sulmit.
