
Policia godet një grup të dyshuar kriminal për trafikun e lëndëve narkotike; në pranga disa persona, mes tyre edhe Gazmir Xhemali Rraja.
Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion kundër grupit të dyshuar kriminal të njohur si Rraja, duke çuar në arrestimin e disa personave. Në mesin e të ndaluarve ndodhet edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i identifikuar si Gazmir Xhemali Rraja, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Sipas të dhënave paraprake, janë shoqëruar dhe vënë në pranga shtetasit:
-
Marvin Genci Bushati, lindur më 26.04.1982 në Shkodër, banues në Tiranë
-
Agim Nina, i njohur edhe me emrin Lorenc Izet Selmani, lindur më 05.08.1974, banues në Durrës
-
Sokol Myslym Qaja, lindur më 22.02.1984, banues në Tiranë
-
Gazmir Xhemali Rraja, lindur më 02.02.1990, banues në Nikël, Fushë-Krujë
-
Përparim Kadri Rraja, lindur më 02.07.1975, banues në Fushë-Krujë, Nikël
-
Rexhep Xhelal Rraja, lindur më 19.04.1994, banues në Fushë-Krujë, Nikël
Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 283/a/1, 28 pika 4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal. Autoritetet ende nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi operacionin, ndërsa priten informacione shtesë në orët në vijim.
