Adriana Kalaja, kandidate e PD-së për Avokate Populli, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh shumë e revoltuar ndaj procesit të mbledhjes së firmave nga PD për Endri Shabanin. Ajo tha se Berisha duhet t’u japë llogari demokratëve se pse u mblodhën nga 35 firma për “sorosistët”.
“Historia e Salianjit, pra e para njëherë, kjo është goditje shumë e madhe për PD-në, se nëse i paska mbledh ai firmat, siç thotë Flamuri i bie që Salianji paska 35 deputetë, ndërsa Saliu me 15 deputetë më keq se në kohën e Lulit.
Problemi është që firmat janë dhënë. Në dijeninë time, shumë pak janë ato deputetë të cilët e kanë dhënë me mirëbesim dhe kjo njihet që në Romën e lashtë, pra keqbesimi dhe mirëbesimi dhe ai s’ka pyetur fare dhe e ka dhënë.
Si u mblodhën firmat dhe pse u dhanë 35 firma Endri Shabanit dhe më e keqja është që publiku po e lë në heshtje është edhe një kandidate tjetër, që është po e Sorosit.
Deputetët e PD-së ka firmosur për dy sorosistë. Tre deputetë janë marrë me firmat dhe kjo është edhe më e rëndë dhe Berisha rrëzoi atë diskurs që u bë brenda sallës.
U dhanë 35 firma Endri Shabanin dhe sorosisten tjetër Aranita Brahaj. Zoti Berisha ka detyrimin qoftë moral qoftë politik të japë llogari përpara çdo demokrati, pse 3 deputetë mvblodhën firmat, se ato firma u dhanë për të mbështetur Florian Binajn. Shkeljet e rënda të PD janë morale dhe politike. Nuk mund të ngre më luftën kundër Sorosit, nuk shkon dot në reformën elektorale dhe territoriale. Unë i kërkoj Berishës se ç’lidhje ka Shabani të marrë firmat e deputetëve të listës së mbyllur dhe po 35 deputetë kanë firmosur për Brahajn?”.
