Nemo, fituesi i Eurovision 2024, njofton se do të kthejë mbrapsht trofeun si shenjë proteste ndaj lejimit të konkurimit të Izraelit.
“Vitin e kaluar, unë fitova Eurovision dhe mora trofeun. Edhe pse jam pafundësisht mirënjohës për komunitetin rreth këtij konkursi dhe gjithçka që kjo përvojë më ka mësuar si njeri dhe artist, sot nuk ndiej më se ky trofe i përket raftit tim. Eurovision thotë se beson në bashkim, përfshirje dhe dinjitet për të gjithë. Këto vlera e bënë këtë konkurs të vlefshëm për mua. Por vijimësia e pjesëmarrjes së Izraelit, gjatë periudhës që Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur i OKB-së e ka përshkruar si gjenocid, shpreh një kundërshtim të qartë midis këtyre idealeve dhe vendimeve të marra nga EBU.”
