Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kuqe pas një operacioni të policisë. Të dy të arrestuarit, Ervin Merlika dhe Fred Xhixha, ishin shpallur në kërkim për llogari në SPAK.
Gjatë aksionit, janë sekuestruar gjithashtu edhe armë zjarri.
Elvin Merlika, i cili u arrestua gjatë aksionit të RENEA-s në Fushë Kuqe, ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Doklen, ngjarje e porositur nga Ervis Martinaj.
Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë.
Ndërsa i arrestuari i dytë, Fred Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.
Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Ndërkohë në Dobraç, mësohet se forcat RENEA kanë ushtruar kontrollet tek pjesëtarë të fisit të Bajrave.
Një person ende i paidentifikuar është shoqëruar nga blutë, ndërsa është nën mbikëqyrje një automjet i vjedhur.
