Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku është përfshirë Denisa Braci, bashkëshortja e TikTok-erit të njohur shqiptar të njohur me emrin “Kozak”.
Në pamjet e mëposhtme, Denisa shihet teksa transportohet me barrelë drejt ambulancës, ndërsa ekipet mjekësore ndërhyjnë menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë në vendngjarje
Ngjarja:
Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar më datë 12 dhjetor në kryqëzimin e Shënkollit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Nga ngjarja ka marrë lëndime Denisa Bajrami, e njohur në rrjetet sociale si bashkëshortja e Kozak Braçit.
Dyshohet se një automjet tip “Benz” ka goditur nga pas makinën ku ajo po udhëtonte.
Në rrjetet sociale, Kozak Braçi ka publikuar një video ku shprehet i pakënaqur me shërbimin e marrë në spitalin e Lezhës dhe ka ngritur akuza ndaj stafit mjekësor.
Ai thotë se bashkëshortja ndodhet në gjendje të rënduar dhe pretendon se mjekët kanë përfituar para për të minimizuar vlerësimin e gjendjes së saj.
