Një gjendje tensioni verbal ka përfshirë mbledhjen me dyer të mbyllura që po zhvillohet në Kryesinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se gjatë mbledhjes ka ndodhur një debat i ashpër mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe Ervin Salianjit
Sipas informacioneve, Noka i është drejtuar Salianjit duke e akuzuar se me veprimet e tij të kohëve të fundit, është duke treguar bashkëpunim të hapur me mazhorancën.
“Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”,- mësohet të ketë thënë Noka.
Më herët, në pjesën e hapur të mbledhjes, kryedemokrati Sali Berisha ndau disa nga synimet në vijim të PD-së, ndër të cila paralajmëroi protesta kombëtare, që do të nisin më 22 dhjetor, e që sipas tij do të vijojnë deri në krijimin e qeverisë teknike në vend./CNA
