Aktori amerikan Peter Greene, 60 vjeç, i njohur për rolet e tij në filmat kult “The Mask” dhe “Pulp Fiction”, u gjet i vdekur dje në apartamentin e tij në Lower East Side të Nju Jorkut.
Policia njoftoi se mbërriti në adresë dje rreth orës 15:25, ku e gjeti aktorin pa shenja jete, i cili u shpall i vdekur në vend.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga menaxheri i tij prej shumë kohësh, Gregg Edwards, i cili punoi me Greene për më shumë se dhjetë vjet. Sipas informacionit të disponueshëm, nuk dyshohet për një vdekje të dhunshme dhe shkaku i saktë do të përcaktohet pas autopsisë.
Edwards tha se Greene ishte një person dhe aktor i jashtëzakonshëm, duke theksuar se pas personazheve të fortë dhe të errët që ai shpesh portretizonte fshihej një njeri me zemër të madhe. Ai shtoi se do të na mungojë shumë, si mik dhe si artis
Sipas mediave, fqinjët raportuan se në apartament dëgjohej muzikë për më shumë se 24 orë, gjë që çoi në kontrollin e gjendjes së tij. Edwards deklaroi gjithashtu se kishte folur me Greene në fillim të javës dhe se nuk kishte asnjë shenjë të një tragjedie.
Peter Greene ishte i angazhuar në projekte të reja. Në janar, ai duhej të fillonte xhirimet e trillerit të pavarur “Mascots”, në të cilin duhej të luante përkrah Mickey Rourke. Ai u njoftua gjithashtu për filmin “State of Confusion”, një dramë krimi që ishte planifikuar të xhirohej në vjeshtën e vitit 2026 në New Jersey dhe New York.
