Pas Salianjit, edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, dha një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD.
I pyetur nga mediat për debatin mes tij dhe Salianjit, i cili i kërkoi dorëheqjen, Noka tha se kjo do të qetësonte vetëm Edi Ramën.
Ndërsa për firmat që deputetët e opozitës dhanë në Kuvend si consensus për figurën e Endri Shabanit, si Avokat i Popullit, Noka tha se PD dhe Berisha kanë kërkuar ndjesë publike.
“Dorëheqja ime qetëson vetëm një gjë, Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Ky është realitet. Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit ne kemi kërkuar ndjesë.
PD dhe kryetari kanë kërkuar ndjesë publike. Kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye se në ngutje e sipër ose në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës’, tha Noka.
Në fund, ai i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës për protestën e 22 dhjetorit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
