Shkodër, plumbat marrin dy jetë – një tjetër viktimë i shtohet atentatit mafioz!

Atentati në Shkodër, dy të vrarë dhe dy të plagosur – arrestohet autori i dyshuar
Shkodra u trondit sot nga një atentat mafioz i kryer në mes të ditës, ku mbetën të vrarë Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos, dhe Armando Pali.
Nga breshëria e plumbave u plagos rëndë edhe Erogen Vaso, i njohur ndryshe si vëllai i Denis Brajoviç, si dhe një 25-vjeçare, Meri Kaceri, që punonte si kameriere në lokalin ku ndodhej grupi i shënjestruar.
Autori i dyshuar, Ragip Gila, u arrestua pas një ndjekjeje të shpejtë nga policia. Ai u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes me motor, të cilin e braktisi, më pas hipi në një automjet tip BMW, por pas një aksidenti tentoi të ikte në këmbë. Forcat e rendit e lokalizuan në një zonë periferike të qytetit, ku u kap dhe iu sekuestrua arma e zjarrit.
Ngjarja ka rikthyer frikën në Shkodër, qytet që prej vitesh përballet me cikle dhune dhe gjakmarrjesh mafioze. Hetimet vijojnë për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve.