Përgjimet e grupit Rraja në trafikun e drogës janë zbardhur. Lidhur me trafikimin e sasisë prej 475 kg kokainë që u bllokua në Portin e Vlissingon në Holandë, me 23 nëntor 2020 rezulton se porositësi dhe organizatori kryesor është i dyshuari Ervis Shuli.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, të siguruar nga gazetarja Kodiana Lala, Shuli komunikonte në Sky ECC me Përparim Rrajën, kushëririn e ish-deputetit Rrahman Rraja dhe në ngarkesë ka future dy kg drogë për llogari të tij, pasi e dinte se në atë kohë Përparimi nuk ushte mirë nga ana financiare.
“Vlla, ti cop ti kam pas fut me leket e mia, se e di se nuk e lekë, por mos ta ni”, i shkruan Shuli -Përparim Rrajës.
Më tej ai ai i shpjegon edhe një debat me një person nga Fushë Kruja, që nuk i ka paguar lekët e kokainës. Në mesazhe ai flet pas malli është kapur dhe është publukuar në gazeta.
“Ku është ai k.,.. Ai më ka thënë kam ardhur në Shqipëri. Po the për atë fushëkrujsin. Ai më ka thënë jam aty, e jam me ty. Tani që malli është kap. Ka dalë në gazetë. Më shkruan një mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thënë shikoje se ta ka fut. Se ka desh me te marr lekët”, shkruan Shuli.
Grupi kriminal përbëhej nga 14 persona, ku 10 janë vënë në pranga ndërsa 4 vijojnë të jenë në kërkim. Nga goditja e grupit në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja. Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit rezulton të jetë i përfshirë në trafikimin e sasisë prej 236 kg marijuanë, që u sekuestrua në një kamion në Turqi me 26 janar 2021.
Gjithashtu Rexhep Rraja dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë episod me Elton Bogdanin, i dënuar nga drejtësia turke, Bujar Sefën, Agim Ninën, Jani Çavëm. Sikurse rezulton në dosje, Rexhep Rraja kishte në Sky Ecc nofkat “XR1”. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë.
Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.
Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë
