Të paktën 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën kur një autobus që transportonte nxënës të shkollës së mesme ra nga një shkëmb në një zonë rurale në Kolumbinë veriore.
Në një postim në X, guvernatori i Antioquia-s, Andrés Julián, theksoi se autobusi po udhëtonte nga qyteti i Tolu-s për në Medellín pas një ekskursioni shkollor dhe po transportonte nxënës nga Shkolla e Mesme Antioqueno
“Deri më tani, ka më shumë se 10 të vdekur dhe 20 të plagosur. I gjithë rrjeti spitalor është gati për të mbështetur këtë emergjencë”, shtoi ai.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ka tronditur komunitetin lokal dhe opinionin publik në vend
