Bota

Diploma si akt rezistence: Të rinjtë e Gazës sfidojnë luftën për të mësuar!

Mes rrënojave të shkaktuara nga ofensiva izraelite, fëmijët dhe të rinjtë në Gaza, vazhdojnë të mbajnë gjallë ëndrrën e arsimit. Në një shkollë të vogël të lagjes Rimal, mes tingujve të bombardimeve dhe zhurmës së dronëve, nxënësit mësojnë anglisht, matematikë dhe fizikë.

Për Wafa, mësimi është një udhë drejt shpresës: “Do të vazhdoj të studioj, të marr maturën dhe pastaj të largohem për në Egjipt, ku dua të studioj mjekësinë. Ndoshta një ditë edhe në Francë, sepse është një nga vendet më të përparuara në këtë fushë”, thotë ajo me vendosmëri.

Shkolla, edhe pse e vogël dhe e rrethuar nga rrënoja, është shndërruar në një strehë ku mbillet shpresa për një të ardhme ndryshe. Por rruga deri aty është një udhëtim i rrezikshëm. Nxënësit duhet të kalojnë zona të bombarduara. Shumë prej tyre që jetojnë në jug, nuk mund të jenë çdo ditë në mësim, tregon mësuesi Wajdi Salem.

Çdo mungesë në klasë është një ankth i ri: a është nxënësi i bllokuar nga bombardimet apo e ka goditur dhuna e luftës?! Por pavarësisht frikës, çdo ditë e re sjell fëmijë me libra në duar, që zgjedhin dijen përballë shkatërrimit, duke e bërë shkollën aktin më të guximshëm të rezistencës.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *