I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi debatet brenda PD-së dhe situatën e Avokatit të Popullit.
“Ndryshimet nuk vijnë pa reagim. Duhet ta mbrojmë dhe duhet të kemi përgjegjësitë tona për ta tejkaluar këtë.
Nuk mund të themi gjatë gjithë kohës se na vodhi Edi Rama”, tha Salianji, duke theksuar se PD-ja po zhvillon një debat real dhe shqetësimet e qytetarëve janë të kuptueshme, por ka edhe momente idjotësie brenda procesit.
Salianji kritikoi gjithashtu përzgjedhjen e Avokatit të Popullit:
“PD ka një paqartësi strategjike të tmerrshme. Shkon dhe i jep Edi Ramës 15 emra për Avokatë Populli dhe Rama zgjedh njërin prej tyre, pavarësisht tërheqjeve të firmave që ka bërë PD”.
Ai mohoi gjithashtu përfshirjen e tij në çdo lobim lidhur me këtë proces:
“Unë jam mësuar me dëshmitarë të rremë nëpër gjykata, nuk e kam për herë të parë këtë punë. Ai nuk ka firmosur.
Një deputet tha që ma ka kërkuar Salianji, por ai nuk ka firmosur. Unë nuk kam bërë asnjë lobim”, u shpreh Salianji.
