Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Gjermani, ku 23-vjeçari shqiptar Valentin Volaj është gjetur i pa shenja jete. Familjarët e kishin shpallur të zhdukur që nga 9 nëntori, dhe tani konfirmojnë se ai ka ndërruar jetë në Bremen, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.
Sipas të afërmve, Volaj ishte larguar nga banesa e tij rreth orës 4 të mëngjesit dhe nuk u kthye më. Ai kishte lënë pas të gjitha sendet personale dhe një letër lamtumire, duke lënë të kuptohet se po përballej me një periudhë të vështirë emocionale dhe probleme psikologjike.
Autoritetet gjermane nisën menjëherë kërkimet në zonën e Sodenmattsee, ku më vonë u gjet trupi i pajetë i të riut. Hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes vazhdojnë
