
I moshuari dyshohet se u mbyt në det gjatë orëve të para të mëngjesit, hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Lungomare të Vlorës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Viktima është identifikuar si Shezai Hoxha, 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, i cili vuante nga skleroza.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është parë duke u futur në det për t’u larë, por dyshohet se ka humbur jetën gjatë këtaj veprimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa trupi i pajetë është konstatuar në zonën e Lungomares.
Autoritetet kanë bërë me dije se shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë përcaktuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së 89-vjeçarit.
