Një operacion i përbashkët i Guardia di Finanza së Monfalconit dhe Njësisë së Policisë Ekonomike e Financiare të Triestes çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh automatike dhe në arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, të dyshuar për trafik armësh.
Gjatë kontrollit rutinë në pikën kufitare sllovene të Sant’Andrea, efektivët ndaluan një furgon me targa shqiptare ku udhëtonin shtatë persona: pesë pasagjerë dhe dy shoferë. Sjellja e dy shoferëve nervozizëm, padurim dhe shkëmbim i shpeshtë shikimesh – ngriti dyshime të menjëhershme.
Gjatë kontrollit të bagazheve, një valixhe me peshë të pazakontë u inspektua me kujdes.
Brenda saj u gjetën tre armë automatike të tipit “Kalashnikov AK‑47”, të fshehura në mënyrë profesionale. Kontrollet e mëtejshme në automjet zbuluan edhe dy armë të tjera automatike si dhe pesë karikatorë me gjithsej 356 fishekë.
