Një i dyshuar i dytë po kërkohet nga policia e Rhode Island në hetimin e të shtënave të së shtunës së kaluar në Universitetin Brown, ku u vranë dy persona dhe u plagosën nëntë të tjerë. Autoritetet po “kërkojnë ndihmën e publikut” në identifikimin e një të dyshuari që u pa pranë personit të dyshuar për të shtënë, sipas një mesazhi të postuar në platformën e rrjeteve sociale X.
Policia në qytetin e Providencës publikoi tre foto të të dyshuarit, i cili shihet me kapuç jeshil dhe rroba blu, ndërsa mban në dorë një çantë me ngjyrë të çelët.
Ai kishte publikuar më parë disa foto dhe video të të dyshuarit kryesor, i përshkruar si një “burrë i shëndoshë, afërsisht 1.63 metra i gjatë” dhe i veshur me rroba të errëta, një kapelë dhe një maskë kirurgjikale.
Të shtënat me armë në Universitetin Brown! Policia shpall
Identiteti i autorit të dyshuar të sulmit në kampus mbetet i panjohur. Një shpërblim prej 50,000 dollarësh është ofruar “për informacion që çon në identifikimin, arrestimin dhe dënimin e tij”.
Të shtënat me armë në Universitetin Brown! Policia shpall
Një i dyshuar u arrestua të dielën, por u lirua pasi nuk u gjetën prova inkriminuese kundër tij. Sulmi i personit të armatosur të shtunën vrau dy studentë: Ella Cook, nënkryetare e Shoqatës Republikane Brown, dhe Muhammad Aziz Umurzokov, një shtetas uzbek i cili donte të bëhej neurokirurg.
Nga nëntë të plagosurit, njëri është në gjendje kritike, shtatë janë në gjendje të rëndë por të qëndrueshme, dhe i nënti është larguar nga spitali.
