

Në një televizion arab po bëhej një fushatë ndihme për një të sëmurë që kishte nevojë për një operacion, dhe duheshin 150 mijë dollarë.
Në transmetim të drejtpërdrejtë, njerëzit thërrisnin njëri pas tjetrit: dikush jepte 1000, dikush 2000 dollarë.
Njëri telefonoi dhe tha:
– “Unë jap 2 dollarë.”
Moderatorja e pyeti:
– “Pse pikërisht 2 dollarë?”
Ai tha:
– “Sepse gjithë pasuria ime është 4 dollarë, dhe po e jap gjysmën. Jam i papunë.”
Pas tij, një tjetër telefonoi dhe dhuroi 8000 dollarë.
Tha:
– “4000 për të sëmurin, 4000 për vëllain tonë që dha 2 dollarë.”
Pas tij telefonoi një tjetër dhe dhuroi 10 mijë dollarë.
Tha:
– “5000 për të sëmurin, 5000 për atë vëlla që dha 2 dollarë.”
Brenda një ore, u mblodh e gjithë shuma që i duhej të sëmurit për operacion. Por njëkohësisht u mblodh edhe një shumë e konsiderueshme për atë të papunë.
Të nesërmen, moderatorja bëri një emision të veçantë për të papunin. Dhe atë shumë që ishte mbledhur për të ia dorëzoi atij.
Gjatë programit telefonuan kompani të mëdha, i ofruan punë dhe i thanë: “Zgjidh cilën të duash!”
Kështu, ai fitoi edhe para, edhe një punë të mirë.
Nuk ka rëndësi sa jep, por si dhe me çfarë zemre jep.
Ndoshta, gjëja më e bukur në botë është një mirësi e vogël.