Këshilli i Ministrave mblidhet në mëngjes, zëvendëskryeministrja e pranishme në godinën e mazhorancës
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Këshillin e Ministrave, në një takim të zhvilluar në godinën e mazhorancës. Anëtarët e kabinetit qeveritar janë parë të mbërrijnë njëri pas tjetrit për të marrë pjesë në mbledhje.
Mes ministrave të pranishëm është shfaqur edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një ditë të ngarkuar politikisht dhe institucionale, ku në Kuvend po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të saj.
Mbledhja e qeverisë zhvillohet në një klimë tensioni dhe vëmendjeje të lartë publike, ndërsa pritet që zhvillimet e ditës të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në skenën politike dhe institucionale të vendit.

