

Kriza politike dhe sociale në Serbi po thellohet çdo ditë, ndërsa protestat e nisura pas shembjes vdekjeprurëse të çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad (nëntor 2024) po shndërrohen në një revoltë të përgjithshme kundër korrupsionit dhe autoritarizmit të regjimit të Aleksandar Vučić.
Marta Kos, deklaroi më 8 shtator se dhuna policore në rrugët e Serbisë duhet të marrë fund urgjentisht. Ajo kritikoi ashpër ofendimet e bëra nga presidenti Vučić dhe kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabić, ndaj eurodeputetëve të Gjelbër, të cilët ishin dëshmitarë në protestat e Novi Sad.
Studentët: “Karta e studentit më e fortë se shkopi i gomës”
Në Beograd, mijëra studentë marshuan nën këtë slogan, duke hedhur bojë të kuqe mbi shkallët e Pallatit të Drejtësisë me mbishkrimin: “Duart tuaja janë të përgjakura”. Protestuesit marshuan drejt selisë së kontrollit të brendshëm të policisë, duke bllokuar përkohësisht urën Gazela. Ata kërkojnë ndjekje penale për policët e përfshirë në aktet e dhunës.
Aleksandar Vučić, në një fjalim pas protestave të 5 shtatorit, etiketoi si “huliganë” të Gjelbërit evropianë” se kishin mbështetur dhunën në Novi Sad. Deklaratat e tij shkaktuan një stuhi reagimesh në Bruksel. Përveç të Gjelbërve, edhe grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian dënoi dhunën policore dhe fyerjet e papranueshme të presidentit serb.
Valët e protestave kanë përfshirë edhe diasporën serbe nëpër Evropë, e cila bashkohet me thirrjet për drejtësi dhe respektim të shtetit të së drejtës. Slogani i studentëve po shndërrohet në simbol të një lëvizjeje më të gjerë kundër regjimit aktual.