
Ylli i reality showt thotë se ndërhyrjet estetike po i dëmtonin intuitën dhe balancën shpirtërore
Kourtney Kardashian ka zbuluar arsyet pse ka vendosur të mos përdorë më kurrë Botoks, duke e lidhur këtë vendim me anën e saj shpirtërore dhe mirëqenien personale. Në episodin më të fundit të emisionit The Kardashians, 46-vjeçarja foli hapur për zgjedhjen e saj për t’u larguar nga injeksionet estetike.
Themeluesja e markës Lemme shpjegoi se Botoksi kishte ndikuar negativisht te intuita e saj, duke shtuar se prej katër vitesh nuk ka bërë më asnjë ndërhyrje të tillë, pikërisht për të ruajtur atë që ajo e quan energjia e saj e brendshme. Ajo theksoi se kjo zgjedhje e ka ndihmuar të ndiejë më qartë instinktin dhe lidhjen me veten.
Gjatë bisedës, reagimi i motrës së saj Kim Kardashian solli edhe një moment humori, pasi Kim pranoi se kishte bërë Botoks vetëm pak ditë më parë, por megjithatë e mbështeti vendimin e Kourtneyt.
Kourtney Kardashian shtoi se vendimi për të mos përdorur më Botoks është përfundimtar dhe se ndihet më mirë fizikisht dhe emocionalisht pa këto ndërhyrje. Ajo pranoi gjithashtu se me kalimin e viteve ka reflektuar edhe mbi zgjedje të tjera estetike të së kaluarës, duke shprehur keqardhje për operacionin e gjoksit që kishte bërë në moshë të re.
Sipas saj, sot ajo e sheh trupin ndryshe dhe beson se ishte krijuar natyrshëm për të qenë ashtu siç ishte, duke lënë të hapur mundësinë për të hequr ndërhyrjet e mëparshme. Deklaratat e saj janë pritur me interes nga fansat, si një mesazh pranimi dhe vetëdijeje në një industri ku presioni për pamjen mbetet i lartë.
