

Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore të çmuar në rrugën drejt Kupës së Botës 2026, duke mundur 1-0 Letoninë në stadiumin “Air Albania”. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 25-të nga Kristjan Asllani, i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Kuqezinjtë dominuan lojën, duke krijuar raste të pastra me Bajramin, Manajn dhe Gjimshitin, por pa arritur të dyfishojnë rezultatin. Në fundin e takimit, ekipi u vu nën presion nga letonezët, por falë pritjeve të Strakoshës dhe sakrificës së Manajt, fitorja u sigurua.
Rezultatet e tjera të grupit favorizuan Shqipërinë: Anglia triumfoi 5-0 në Beograd ndaj Serbisë, duke e ndihmuar skuadrën kuqezi të ngjitet në vendin e dytë. Megjithatë, ndeshja Serbi–Angli u shoqërua me tensione, pasi tifozët vendas shpalosën një banderolë provokuese me hartën e Kosovës në ngjyrat e flamurit serb.
Një incident u regjistrua edhe në “Air Albania”, ku policia ndërhyri për të larguar një flamur të UÇK-së nga tribuna.
Me këtë fitore, Shqipëria e mbyll muajin shtator në zonën “Play Off”, duke rritur optimizmin për një kualifikim historik në Botërorin 2026.