Teksa në media kanë dalë zëra se është sekuestruar telefoni i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nga Prokuroria e Posaçme, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani ka thyer heshtjen. Në një intervistë për Neësbomb.al, Dumani ka theksuar qartë parimet ligjore mbi të cilat funksionon Prokuroria e Posaçme. Ai nuk ka konfirmuar apo mohuar ekzistencën e një veprimi konkret hetimor në rastin e drejtorit të Policisë së Shtetit.
Sipas tij, SPAK nuk bën publike informacione që lidhen me hetime në zhvillim, pavarësisht natyrës së tyre apo personave të përfshirë.
“SPAK nuk jep informacione mbi veprime hetimore që janë në zhvillim, të çfarëdo lloj natyre qofshin ato. Ky është detyrim ligjor, jo zgjedhje. Në çdo rast, veprimet ndërmerren ndaj cilitdo qoftë, një zyrtari të lartë, funksionari publik apo qytetari të thjeshtë, kryhen duke u mbështetur në ligj dhe vetëm mbi bazën e provave”, shprehet Dumani në një nga përgjigjet e intervistës.
