

Apple ka prezantuar serinë e re të iPhone 17 gjatë eventit të saj vjetor, duke sjellë përmirësime të dukshme në ekran, kamera dhe lidhje. Modelet bazë vijnë me ekran OLED 120 Hz, chipin e ri A19 dhe çipin e rrjetit N1, i zhvilluar nga vetë Apple për Wi-Fi 7 dhe Bluetooth 6.
Versionet Pro dhe Pro Max sjellin kamera 48 MP Fusion me 8x zoom optik, ftohje me “vapor chamber” dhe memorje deri në 2 TB.
Risia më e madhe ishte iPhone Air, telefoni më i hollë i Apple deri sot (vetëm 5.6 mm), me ekran 6.5” ProMotion, kornizë titani dhe bateri që mban një ditë të plotë. Ai do të kushtojë nga 999 dollarë dhe do të dalë në treg më 19 shtator, me porositë që hapen më 12 shtator.
Së bashku me iPhone 17, Apple prezantoi edhe AirPods Pro 3 me përkthim live dhe sensor shëndetësor, si dhe Apple Watch Series 11 me funksion për matjen e presionit të gjakut.