
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump looks on as he speaks with the media in the Oval Office, at the White House in Washington, D.C., U.S., September 5, 2025. REUTERS/Brian Snyder/ File Photo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi të martën pas bombardimit izraelit mbi një takim të Hamasit në Doha. Ai theksoi se operacioni ishte vendim i kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe jo i administratës amerikane.
“Goditja e njëanshme në territorin e Katarit, një shtet sovran dhe partner i afërt i SHBA-së, i cili po merr rreziqe të mëdha për të ndihmuar procesin e paqes, nuk i shërben interesave as të Izraelit dhe as të Amerikës,” shkroi Trump në rrjetet sociale.
Megjithatë, ai shtoi se shuarja e Hamasit, të cilin e akuzoi se përfiton nga vuajtjet e popullit të Gazës, mbetet një objektiv i drejtë dhe legjitim.