Bota

Përplasje në horizont; Rusia shkel hapësirën ajrore të Polonisë

Ushtria polake deklaroi të mërkurën se ka hapur zjarr ndaj objekteve armiqësore, pasi disa dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës së kaluar. Kjo është hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s njofton një ndërhyrje të tillë të drejtpërdrejtë nga Rusia, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Sipas autoriteteve në Varshavë, mjetet ajrore pa pilot hynë në territorin polak gjatë një sulmi të gjerë të ushtrisë ruse mbi Ukrainën. Forcat ajrore të Polonisë u angazhuan menjëherë dhe qëlluan mbi dronët, të cilët u neutralizuan pa shkaktuar dëme apo viktima.

Ngjarja ka ngritur alarmin në vendin fqinj të Ukrainës, duke rritur tensionet në kufijtë lindorë të Aleancës Veri-Atlantike. Zyrtarët polakë e kanë cilësuar incidentin si “një akt agresioni të papranueshëm dhe kanë njoftuar se çështja do të diskutohet në nivel të NATO-s.

Ky zhvillim ndodh ndërsa Rusia vijon ofensivën e saj të nisur mbi Ukrainën në shkurt 2022 dhe në një kohë kur vendet perëndimore, përfshirë Poloninë, po ofrojnë mbështetje ushtarake dhe humanitare për Kievin.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *