Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është prodecuar penalish nga policia. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Lapaj u shpreh se është proceduar penalish për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Nga ambientet e komisariatit, Lapaj tha se kjo nuk do i ndalojë protestat e tij. Kreu i Shqipëria Bëhet, tha se ky procedim penal është medalja e tij e pesë.
“Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë, ju përshëndes!”, tha Lapaj
