
Vetëm pak orë pas hyrjes në shtëpi, tensionet shpërthejnë mes dy banorëve për shtratin dhe strategjinë e lojës
Pa kaluar ende 24 orë nga nisja e Big Brother VIP, shtëpia më e famshme në vend është përfshirë nga debatet e para. Mëngjesin e sotëm, Ilir Vrenozi dhe Kristi janë përfshirë në një diskutim që nisi për ndarjen e shtretërve dhe vijoi më pas në plane më të thella të lojës.
Iliri ka shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj mënyrës së sjelljes së Kristit, duke e akuzuar se përdor qetësinë dhe buzëqeshjen si një formë strategjie për të provokuar dhe për të ndikuar psikologjikisht tek të tjerët. Sipas tij, kjo qasje nuk funksionon dhe nuk e bën atë të ndryshojë qëndrim apo të ndihet i pasigurt.
Debati u shoqërua me tone ironike dhe vlerësime kontradiktore, ku Iliri nga njëra anë kritikoi stilin e lojës së Kristit, por nga ana tjetër pranoi se e vlerëson për tipin dhe mënyrën se si sillet në shtëpi. Përplasja u zhvillua para banorëve të tjerë, duke sinjalizuar se dinamika e lojës ka nisur shumë herët.
Ky episod i parë tregon se sezoni aktual i Big Brother VIP pritet të jetë i ngarkuar me tensione, strategji dhe përballje direkte mes konkurrentëve, që duket se nuk kanë ndërmend të presin shumë për të treguar pozicionet e tyre në lojë.
