Gara në Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë të papritur që askush nuk e parashikoi.
Vetëm një natë pasi u njoftua eliminimi i tij nga shtëpia, Toney është rishfaqur sërish në ekran, por këtë herë në një ambient të izoluar të njohur si “Shtëpia Kapsulë”.
Pamjet e tij u shfaqen nga faqja zyrtare e BBVK në Instagram.
Në foto, Toney shihet i ulur në një krevat brenda dhomës së vogël, duke shtuar misterin se ndoshta rrugëtimi i tij në këtë format nuk ka përfunduar ende përfundimisht.
Ky veprim tregon se ‘Vëllai i madh’ di të surprizojë. Po ju si mendoni, a do rikthehet Toney sërish brenda shtëpisë?
