
Dyshohet për një person të plagosur, policia në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e së dielës në qytetin e Kukës. Sipas informacioneve, dyshohet se si pasojë e ngjarjes një person ka mbetur i plagosur.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet që çuan në përdorimin e armës.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi identitetin e personit të plagosur apo gjendjen e tij shëndetësore. Hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje.
