
Autorë të dyshuar dy vëllezërit Fatri dhe Ndricim Iseberi, policia në kërkim intensiv
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti mes disa shtetasve. Të plagosurit janë Amarlido Cena dhe Sadik Kapica, të cilët janë qëlluar me armë zjarri në rrethana që ende nuk janë zbardhur plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë Fatri dhe Ndricim Iseberi. Pas incidentit, ata janë larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur menjëherë kontrolle intensive për kapjen e tyre.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të rastit. Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po mbledh prova dhe dëshmi që do të ndihmojnë në sqarimin e motivit dhe dinamikës së të shtënave. Hetimet vijojnë.
