Rob Reiner ishte “i tmerruar” se i biri, Nick “mund ta lëndonte”, thuhet të kenë qenë fjalët e tij të fundit në festën e Conan O’Brien para se të gjendej i vrarë bashkë me të shoqen.
Një nga yjet e ftuar në mbrëmje i përloti të pranishmit në funeralin e së hënës kur zbuloi fjalët e regjisorit të ndjerë, shkruan Daily Mail.
“Jam i tmerruar nga Nick. Nuk e besoj që po e them këtë, por kam frikë nga im bir. Mendoj se djali im mund të më lëndojë”, ishin fjalët e personazhit të njohur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga burimi që ka qenë i pranishëm në funeral, i cili u mbajt në rezidencën e Albert Brooks.
Shumë prej personave u prekën nga këto fjalë. Në ceremoni morën pjesë Billy Crystal, Larry David, Bill Hader dhe Conan O’Brien.
Disa orë para se të humbnin jetën, çifti u përfshi në një debat me djalin në darkën e 13 dhjetorit.
“Ata u zunë në festën e Conan dhe Rob po u thoshte njerëzve se kishin frikë për Nick dhe se shëndeti i tij mendor po përkeqësohej”, u shpreh një prej miqve të familjes.
Sipas mediave të huaja, Nick po sillej në mënyrë të çuditshme në festë.
“Nick po i frikësonte të gjithë, sillej si i çmendur, pyeste njerëzit nëse ishin të famshëm”, tha një burim.
Rob dhe e shoqja u gjetën të therur për vdekje në shtëpinë e tyre. Djali ishte i dyshuari kryesor dhe u arrestua disa orë më vonë. Ai akuzohet për vrasje të dyfishtë me rrethanë të veçantë dhe përballet me dënim me burgim të përjetshëm.
