
Konflikti familjar përfundon me dy viktima, e plagosur edhe nëna e saj ndërsa qyteti tronditet nga ngjarja e rëndë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës në Cava de’ Tirreni, ku ka humbur jetën Anna Tagliaferri, 40 vjeçe, e njohur si pronare e pastiçerisë historike Tirreno, e cila vetëm vitin e kaluar kishte festuar 50 vjet aktivitet.
Sipas autoriteteve, ajo u vra brenda banesës nga partneri i saj, bashkëmoshatari Fabio Di Domenico. Gjatë konfliktit u plagos edhe nëna e viktimës, e cila kishte tentuar ta ndihmonte vajzën. Pas ngjarjes, autori humbi jetën pasi u hodh nga dritarja e pallatit.
Lajmi u konfirmua edhe nga kryetari i bashkisë, Vincenzo Servalli, i cili u shpreh se ndodhej në vendngjarje i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Ai e përshkroi rastin si një tragjedi që ka lënë pa fjalë të gjithë komunitetin lokal.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa në Cava de Tirreni mbizotëron dhimbja për humbjen e një figure të njohur të jetës qytetare dhe tregtare.
