Bota

Nepal: Ushtria merr kontrollin e rrugëve të Katmandusë

Screenshot

Pas dorëheqjes së kryeministrit nepalez KP Sharma Oli të martën, Katmandu u përfshi nga protestat e dhunshme që shkaktuan të paktën 19 të vdekur dhe qindra të plagosur. Ushtria nepaleze ka dalë në rrugë për të rivendosur qetësinë dhe sigurinë në kryeqytet.

Të martën, grupet e protestuesve të rinj sulmuan ndërtesa publike dhe rezidenca të zyrtarëve, duke djegur parlamentin dhe banesën e kryeministrit të dorëhequr. Megjithë rivendosjen e platformave si Facebook, X dhe YouTube, dhe premtimin për një hetim mbi dhunën policore, trazirat vazhduan. Mëngjesin e së mërkurës, rrugët e Katmandusë ishin të mbushura me automjete të djegur dhe barrikada, ndërsa tymi ngrihej nga ndërtesat dhe dyqanet e plaçkitur.

Gjenerali Ashok Raj Sigdel, shefi i shtabit të ushtrisë nepaleze, bëri thirrje për qetësi dhe dialog midis të gjithë grupeve të përfshira në protesta. KP Sharma Oli, 73 vjeç, shpjegoi se dorëhiqet që të mund të merren masa për një zgjidhje politike. Presidenti Ramchandra Paudel dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë OKB-në dhe kryeministrin indian Narendra Modi, kanë bërë thirrje për paqe dhe stabilitet.

Situata politike në Nepal mbetet e pasigurt ndërsa vendi pret zgjedhjen e një kryeministri të ri.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *