
Një efektiv i Gardës së Republikës, Dorian Kraja, është vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi kërcënoi me armë një qytetar mëngjesin e së mërkurës në Tiranë.
Ngjarja nisi pas një debati banal për përparësinë në rrugë mes dy drejtuesve të mjeteve. Konflikti agravoi deri në momentin kur gardisti nxori armën e shërbimit dhe kërcënoi qytetarin.
Fatmirësisht nuk pati të shtëna, ndërsa ndërhyrja e policisë bëri të mundur shmangien e përshkallëzimit të incidentit.