Pasi ka përfunduar turneun e gjatë që për më shumë se një vit e çoi të udhëtonte nëpër mbarë botën, Dua Lipa ka vendosur t’i dhurojë vetes një periudhë pushimi të merituar në shoqërinë e të dashurit të saj, Callum Turner.
Çifti, i cili pritet të martohet në të ardhmen e afërt, ka zgjedhur Meksikën për disa ditë relaksi absolut mes bikini mbresëlënëse, notit në pishinë, natyrës dhe lojërave me letra.
Pas 81 koncerteve në 13 muaj, Radical Optimism Tour-i i yllit britanik të pop-it u mbyll në fillim të dhjetorit në Mexico City.
Për pushimet e saj të para pas një periudhe intensive angazhimesh profesionale, Dua Lipa ka zgjedhur të qëndrojë pikërisht në Meksikë, ku iu bashkua edhe i dashuri i saj Callum Turner, për një arratisje romantike nën shenjën e dashurisë.
“Valixhja ime është gjithmonë gati”, ka shkruar 30-vjeçarja në Instagram, duke shoqëruar postimin me një sërë fotosh nga pushimet në Meksikë. Ajo u dhuroi mbi 88 milionë ndjekësve të saj në rrjetin social të Meta-s edhe disa imazhe të reja me bikini, ku shfaqet në super formë.
Mes selfie-ve para pasqyrës, fotove të kuruara dhe momenteve në plazh, Dua Lipa po ashtu është fotografuar nga ‘Paparazzi’ përkrah partnerit të saj buzë detit, teksa të dy po shijojnë pushimet e tyre.
Tashmë që Dua Lipa është zyrtarisht e lirë nga koncertet, fansat kanë nisur të pyesin se kur do të vijë momenti i shumëpritur i “po”-së me Callum Turner. Propozimi për martesë ka ardhur një vit më parë dhe këngëtarja ka deklaruar disa herë muajt e fundit se dëshironte të martohej vetëm pas përfundimit të turneut.
Gjithçka do të varet nga angazhimet profesionale të aktorit britanik, i cili po përjeton një moment shumë të suksesshëm në Hollywood pas roleve në sagën Fantastic Beasts dhe në serialin Masters of the Air.
