25 shtatori, seanca e parë paraprake për Ilir Metën dhe katër të pandehur të tjerë në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të zhvillojë më 25 shtator, në orën 11:00, seancën e parë paraprake për çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë.
Kërkesa e SPAK për kalimin e dosjes në gjykim do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e caktuar përmes shortit elektronik. Në këtë seancë, gjykata do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, nëse do t’i rikthehet Prokurorisë për plotësime apo nëse hetimet do të pushohen për ndonjë prej të pandehurve.
Përveç Ilir Metës, të pandehur në këtë dosje janë edhe Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.