
Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Haley, deklaroi të mërkurën se forcat e armatosura britanike do të shqyrtojnë mundësitë për të rritur kapacitetet e mbrojtjes ajrore të NATO-s mbi Poloninë. Ky zhvillim vjen pas rrëzimit të disa dronëve në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi ajror rus në Ukrainë.
“Si aleatë në NATO, ne do të mbështesim miqtë tanë polakë dhe do të ndihmojmë në garantimin e sigurisë së popullit tuaj,” tha Haley në një konferencë për shtyp pas takimit me përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Ukraina.
Ai theksoi se ka urdhëruar ushtrinë britanike të shqyrtojë opsionet konkrete për rritjen e mbrojtjes ajrore, duke nënvizuar vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të qëndruar pranë Polonisë dhe NATO-s në kushtet e tensioneve të larta në rajon.