Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një nxënës qëlloi me armë zjarri drejtorin e shkollës gjatë pushimit. Drejtori i shkollës, 39-vjeçar, u plagos rëndë në këtë incident. Nga mediat turke mësohet se, një javë para incidentit, drejtori i bëri një vërejtje të miturit kur ai erdhi në shkollë me një biçikletë elektrike. Sipas tyre, kjo mund të ketë qënë arsyeja që e ka nxitur nxënësin të marrë këtë hap të dhunshëm.
Viktima është plagosur rëndë dhe ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike në Spitalin e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Mersinit. Ndërkohë që autori i mitur u arrestua, babai i tij është gjithashtu në paraburgim, për faktin se dyshohet që mund të ketë bashkëpunuar apo ka ndihmuar të birin përtë siguruar armën.
Sipas pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë së shkollës, shikohet teksa nxënësi afrohet në momentin që drejtori ishte ulur mbi një stol dhe në befasi, ai nxjerr armën dhe qëllon.
